Qitja me pjatel, sporti më i ri i praktikuar nga shqiptarët (29 Prill 2001)
Quhet qitje me pjatel dhe është një nga sportet më të reja që aplikohet në vendin tonë. Ka rreth 1 vit që këtu në poligonin e qitjes me pjatel ku gjuhet me çifte, vijnë profesionistë të qitjes, por dhe amatorë. Vetë shoqata e qitjes me pjatel në bashkëpunim me shoqatën e gjuetisë dhe komitetin olimpik kombëtar shqiptar, kanë filluar organizimin e një gare të madhe e të lirë për të gjithë ata që duan këtë sport, garë e cila do të zhvillohet në ditët e fundit të muajit maj.
Organizimet kanë filluar dhe çdo ditë këtu regjistrohen emra të rinj të cilët deri tanë shkuar në 100 vetë. Fituesit e kësaj gare përveç kupës do t’i jepet dhe një shpërblim prej 1000 dollarësh. Por, përveç atyre që marrin pjesë në garë të cilët stërviten çdo ditë këtu vijnë dhe familjarë që preferojnë gjuetinë. Në këtë rast nuk mungojnë as të vegjlit të cilët e admirojnë këtë sport prej prindërve të tyre./tvklan.al