Qofte me gjizë dhe ton (Video)
Përbërësit:
370 gr galetë
250 gr ton
200 gr gjizë pa kripë
100 gr parmixhano
40 gr majdanoz
30 gr kaperi
30 gr açuge
6 vezë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas gjizën, shtojmë në të lëkurë limoni, kripë, piper, 1 kokërr vezë, ton, kaperi, açuge, djathë të grirë dhe galetë. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë dhe pasi brumi të jetë gati e bëjmë në formë sferash dhe brenda tyre vendosim një copë djathë. Sferat e përgatitura i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim në një tenxhere me vaj ulliri jo më shumë se 150 gradë të nxehtë.
Në një gotë mikseri përgatisim majonezën për t’i shoqëruar. Vendosim një vezë të plotë, një të verdhë veze, lëngun e një limoni, kripë, piper dhe vaj luledielli. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet majoneza. Vendosim në pjatë fillimisht majonezën dhe mbi të qoftet me gjizë dhe ton.
/tvklan.al