Qofte me mortadellë dhe gjizë


Qofte me mortadellë dhe gjizë

08:32 13/05/2016

Përbërësit:

250 gr mortadellë

250 gr gjizë

50 gr parmigiano

1 vezë

Bukë e grirë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Mortadellën e coptojmë në pjesë dhe më pas e fusim në një mikser. Pasi e kemi grirë tërësisht e hedhim në një enë ku e bashkojmë me vezën, gjizën, parmigianon. I shtojmë kripë dhe piper, e më pas pak e nga bak bukën e grirë.

Në momentin që krijohet një masë e butë e ndajmë në topa të vegjël. Më pas i shtypim pak me duar. I kalojmë në pak bukë të grirë dhe më pas i skuqim në një tigan me vaj të nxehtë./tvklan.al






Të ngjashme