QSUT, mjekët abuzime me ilaçet (21 Gusht 1998)


QSUT, mjekët abuzime me ilaçet (21 Gusht 1998)

12:50 21/08/1998

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhër që në spitale të merren masa shtrënguese për mjekët për mos shpërdorim të medikamenteve. Ky urdhër vjen si rezultat se mendohet se në spitale ka persona që abuzojnë me ilaçet dhe i detyrojnë të sëmuret t’i sigurojnë vetë ato.

Por mjekët e QSUT-së mohojne faktin se në pavionet e tyre ka shpërdorim të medikamenteve dhe vjedhje. Shefja e Pedriatisë Eli Foto thotë se në kontrolle të shpeshta nuk kanë hasur në asnjë shpërdorim. Mjekët edhe pse në kushte të vështira nuk e kanë lënë detyrën./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme