QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton


QSUT nuk di gjë për vjedhjen e pacientes, prokuroria po heton

21:40 08/07/2021

Denoncuesja, që tregon për emisionin “Stop” se i kanë humbur sendet më vlerë, kur ishte e shtruar në QSUT, shprehet se e ka bërë denoncimin në komisariatin e policisë nr, 4, por asnjë punonjës policie nuk është dukur, që të shohë nga afër situatën në spital, apo të bëjë verifikime.

Gazetari: Keni bërë denoncim?

Denoncuesja: Unë po pres policinë. Akoma s’ka ardhur. S’kanë ardhur akoma.

Gazetari: Po roja tha gjë?

Denoncuesja: Roja na tha, ne nuk mbajmë përgjegjësi.

Gazetari: Po për çfarë është roje këtu?

Denoncuesja: Nuk mbajnë përgjegjësi, edhe shefi i madh i këtyre policëve të spitalit tha që s’mbajmë përgjegjësi për këto gjëra. Shkoni në Polici të Shtetit! Atë ditë që vajta unë, i kërkova ndihmë policisë, po të vinte ai në atë moment polici, këtu në orën 5, djalin, që kisha aty në dhomë, mund t’i bënte një kontroll a ndonjë gjë, ai ishte aty në dhomë. Nuk e mori fare njeri përsipër.

Emisioni “Stop” iu drejtua drejtorisë së QSUT-së, që mohoi të kishte denoncime nga Pavioni i Pneumologjisë. Nga ana tjetër Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë deklaroi zyrtarisht se ka kallëzim për këtë ngjarje dhe materialet janë referuar në prokurori për hetime. /tvklan.al






Të ngjashme