QSUT, spitali i Kardiokirurgjisë pa ngrohje – (15 Janar 2001)


QSUT, spitali i Kardiokirurgjisë pa ngrohje – (15 Janar 2001)

10:28 15/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në spitalin e Kardiokirurgjisë, janë shtruar mbi 30 pacientë, që vuajnë dhe presin të operohen nga zemra. Por për të mos rënë nga shiu në breshër ata janë pajisur me pallto e batanije, për të mos marrë këtu edhe të ftohtin. Firma e cila mori përsipër rikonstruksionin e gjithë godinës vendosi kalorifer, por që nuk u ndezën asnjëherë.

Ka dy vjet që është kjo gjendje në pavione. Pacientët përveç hallit kanë ngritur me vete edhe rezistenca e reflektorë, për të mos rënduar sëmundjen e tyre. Sipas mjekëve, operacionet e zemrës mund të kryhen në kushte të ftohta, por pasi del nga operacioni nevojitet detyrimisht ngrohja, pasi ndryshe sëmundja avancon edhe më tej./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme