12:26 21/12/2013Quhet qumështor në një gotë dhe është një ëmbëlsirë mjaft e thjeshtë për tu përgatitur. Embëlsirat janë një zgjedhje e rëndësishme për ne, e për më tepër kur kemi mysafirë dhe duam të përfitojmë kohë në përgatitje. Ju mund t’i përgatisni këto ëmbëlsira një natë më parë pa asnjë problem dhe kombinimet e tyre janë të pafundme. Ketu është një recetë e ëmbël për tua ofruar miqve tuaj pas një darke të shijshme, në fund të shoqëruar me një gotë verë.
Përbërësit (për 4 persona)
5 biskota
30 gr gjalpë i shkrirë
125 gr kos të thjeshtë
100ml krem whipped
2 lugë sheqer pluhur
çokollatë dhe vezë e rrahur për dekor
Përgatitja:
Shkrihet gjalpi dhe përzihet me biskotat që janë thërmuar më parë. Shpërndajeni këtë masë në katër gota dhe futini ne frigorifer derisa ju të përgatisni kremin.
Ndërkohë në një enë hidhni kosin, kremin ëhipped dhe dy lugët me sheqer pluhur. Pasi të keni formuar një masë të njëtrajtshme e hidhni në gota pasi t’i keni nxjerrë ato nga frigoriferi dhe në fund mund t’i hidhni copa cokollate apo vezë të rrahura sipas dëshirës për dekor. Futini në frigorifer dhe pas disa orësh mund t’i shërbeni.