Qytetarët ankohen ndaj KESH, faturat nuk përputhen me konsumin e energjisë prej tyre (22 Maj 2001)


Qytetarët ankohen ndaj KESH, faturat nuk përputhen me konsumin e energjisë prej tyre (22 Maj 2001)

15:51 22/05/2001

Një pjesë të rëndësishme të konsumit të energjisë elektrike e zë përdorimi nëpër familje tonat. Mirëpo gjatë procesit të faturimit të energjisë që konsumohet, lind një problem midis përdoruesve dhe faturuesve. Të shpeshta janë ankesat e qytetarëve që thonë se faturat mujore nuk përputhen me konsumin e energjisë prej tyre. Sipas qytetarëve ka raste ku faturuesja përcaktojnë shumën e harxhuar të energjisë në bazë të një fature të ashtuquajtur aforfe.

Për punonjëset e degës së shitjes kjo faturë aforfe do të thotë konsumimin e 700 kilovatëve që është e barabartë me shumën prej 3300 lekë të reja në muaj. Gjithashtu këto punonjëse thonë se kjo lloj pagese përdoret kur matësi i energjisë elektrike është me difekt.

“Në kohën që në shkojmë dhe matësin e gjejmë jashtë kushteve teknike sikurse dhe vula e matësit të jetë e prekur, ka gjobë nga 2 mijë deri në 5 mijë kilovat. Si në rastet në dyqane private, ashtu dhe nëpër familjarë.”

Në degën e shitjes mësojmë se në rastet kur qytetarët nuk ndodhen për një kohë të gjatë në banesat e tyre, duhet lajmëruar në degën e shitjes për prerjen e kontratës. Ndërsa pagesa aforfe megjitëse e ligjëruar do të thotë gjysma e pensionit mujor për pensionistët./tvklan.al






Të ngjashme