Qytetarët dynden në rrugë para orës 13:00


Qytetarët dynden në rrugë para orës 13:00

16:42 21/03/2020

Fluks alarmant në tregje, nuk mungojnë as shëtitjet

Apeli për të ruajtur distancën prej 1 metër nga njëri – tjetri nuk u mor parasysh nga qytetarët që nxituan të bënin blerjet e fundit, para orës 13:00. Këto janë pamjet që ofron qyteti i Fierit.

Ndonëse të moshuarit janë më të rrezikuarit, ata kanë dalë lirisht këtë mëngjes, madje shumë prej tyre edhe pa elementët mbrojtës, si maskat apo dorezat. 

As në Lushnje distanca nuk respektohet. Kjo është panorama e këtij mëngjesi në hyrje të një furre buke. Alarmante kanë qenë dyndjet edhe në qytetin e Elbasanit.

Për këtë është dashur edhe ndërhyrja e punonjësve të policisë bashkiake. Si në ditë festash edhe qytetarët në Durrës. Për t’i disiplinuar në zbatimin e rregullave, në supermarkete, furra buke e farmaci, janë vendosur punonjës të rendit dhe ushtrisë.

Pas orës 13:00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05:00, do të jetë gjithçka e mbyllur në të gjitha qendrat urbane të vendit.

Tv Klan






Të ngjashme