Qytetarët dynden tregjeve e marketeve
Aluduan për fundjavë të lirë, shkak njoftimit me vonesë i kryeministrit
Njoftimi i vonuar i kryeministrit Rama se i gjithë vendi do të jetë në karantinë për 60 orë duke nisur nga sot në 17:30 deri mëngjesin e së hënës bëri që qytetarë të shumtë të dyndeshin nëpër tregje.
Në tregjet kryesore të kryeqytetit pati fluks të qytetarëve, të cilët dolën për të përmbushur nevojat e tyre për të dyja ditët e izolimit. Ata iu drejtuan kryesisht pikave të shitjes së perimeve dhe frutave.
E njëjta situatë edhe në supermarkete. Qytetarët shfrytëzuan kohën e pakët në dispozicion për të bërë blerjet duke shkaktuar kështu radhë.
Kjo situatë solli edhe trafik disi më të rënduar nëpër rrugë ku fluksit të atyre që lënë punën iu shtuan edhe ata që lëviznin për blerje.
Klan Plus