Qytetarët e Elbasanit zgjedhin Maqedonin për të festuar Vitin e Ri – (27 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Një pjesë e mirë e qytetarëve elbasanas do ta kalojnë festën e Vitit të Ri në qytetet e shtetit fqinj në Maqedoni. Ndryshe nga vitet e tjera, dyndja për në vendin fqinj është më e madhe. Kjo pasi restorantet maqedonase ofrojnë të njëjtat çmime me restorantet shqiptare. Qytetet më të preferuara janë Tetova, Ohri, Gostivari, Struga, Shkupi etj. Numri i familjeve elbasanase qe do të udhëtojë drejt Maqedonisë, mendohet se do te arrijë deri në një mijë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego