Qytetarët e Fierit nuk gjejnë zgjidhje në bashkinë e qytetit – (31 Janar 2001)


Qytetarët e Fierit nuk gjejnë zgjidhje në bashkinë e qytetit – (31 Janar 2001)

17:50 31/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Qytetarët e Fierit e kanë të vështirë të gjejnë zgjidhjen e halleve dhe problemeve të tyre në zyrat e bashkisë. Madje është e pamundur të kontaktosh me kryebashkiakun e Fierit Nikollaq Koshovari edhe pse është vendosur një orar pritje i përcaktuar. Për të dëgjuar ankesat e popullit në sallën e mbledhjeve të bashkisë paraqiten përpara drejtuesve lokal, qytetarët fierak.

Ankesat e qytetarëve përfshijnë ndërtimet pa leje, pronësinë për tokën, problemet e infrastrukturës, si dhe përmirësimet e pensioneve familjare. Përball shqetësimeve të qytetarëve kryebashkiaku Koshovari shprehet.

Nikollaq Koshovari:- “Një pjesë e problemeve që ata duan që ne t’i zgjidhim është që të njoftojmë policinë ndërtimore, pra për ndërtimet pa leje, një pjesë e ballafaqimeve me zyrat përkatëse për përkrahjen sociale. Probleme të tjera pastaj reflektohen nëpër gjykata dhe institucionet e tjera”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme