Qytetarët e Tiranës drejt Dajtit të mbushur me borë – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tirana sot është zgjuar mes pranverës dhe dimrit. Më mirë kjo duket në malin e Dajtit, i cili sot ka qenë i mbuluar me borë, por edhe me lule mimozash. Rrugët e Dajtit sot kanë qenë të mbushura me kryeqytetas, të cilët kanë gjetur dhe kanë zgjedhur Dajtin me borë për të kaluar fundjavën. Më të entuziazmuarit e kësaj bore kanë qenë fëmijët. Rruga me ngricë ka bërë të vështirë qarkullimin.
Policia rrugore:- “Ne kemi marrë masa në drejtim të mjeteve që të kalojnë me zinxhirë. Gjithashtu në bashkëpunim me drejtorinë e rrugëve kemi marrë dhe një kamion me skorje me disa punëtorë dhe po i hedhim skorje rrugës, që të mos kemi probleme”.
Dajti ka qenë zgjedhja e parë e tiranasve sot, të cilët pasi kanë blerë një tufë mimozash, kanë preferuar të marrin me vete edhe bardhësinë e borës./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori