Qytetarët e Vlorës në protesta për kthimin e fajdeve (16 Mars 1999)


Qytetarët e Vlorës në protesta për kthimin e fajdeve (16 Mars 1999)

08:51 16/03/1999

Flasin disa përfaqësues të qytetit të Vlorës në lidhje me protestat e qytetarëve të Vlorës për fajdet.

Janë disa qytetarë të Vlorës që janë zhgënjyer në atë kohë, kanë derdhur lekët dhe duan t’i marrin prapë. Është e drejtë e tyre t’a kërkojnë.

Gazetari: Mendoni që me 10 % ose 20 % të kthimit do të jenë të kënaqur qytetarët e Vlorës, apo do të kthehen prapë ne revolta?

Qytetari : Edhe një herë mos ngatërro Vlorën me ata persona që kanë humbur paratë në firmat piramidale. Vlora është tjetër dhe atje kanë humbur dhe qytetarë nga Tirana. Kështuqë ata qytetarë të Vlorës që kanë marrë para dhe nga qytetarë të tjerë në qytete të tjera nuk mund të kuptojnë vetëm Vlorën. Këto kanë humbur qytetarë edhe nga Tirana, edhe nga Durrësi, edhe nga Fieri dhe nga kudo tjetër, bile ka edhe përtej detit.

Gazetari: Qeveria ka premtuar kthimin e parave, kjo Qeveri.

Qytetari :Di vetëm që Qeveria po punon për të zbardhur çeshtjen, për të gjetur paratë dhe për t’jua dhënë njerëzve.

Qytetari : 100% nuk u është premtuar asnjëherë. E keni gabim, është premtuar maksimumi i mundshëm dhe maksimumi i mundshëm kuptohet mund te jetë 10, mund te jetë 20, mund të jetë 30. Rëndësi ka që po punohet për t’a zgjidhur problemin.

Qytetarja: Natyrisht kushdo mund të kërkojë maksimalen e mundshme që mund të jetë dhe këtë kërkojnë dhe vlonjatët. Kushdo qofshin këta, deputetë, jo deputetë, pushtetarë, pozitarë ose jo pozitarë, për mendimin tim duhet të publikohen dhe duhet të kthejnë detyrimet që kanë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme