Qytetarët: Policia Bashkiake, e dhunshme
Banorët e zonës së Kombinatit në kryeqytet kanë denoncuar prishjen e mureve rrethues të shtëpive të tyre nga ana e Policisë Bashkiake. Sipas tyre, prishja është kryer jashtë çdo norme ligjore, pasi qëndrimet e bashkisë nuk kanë qenë të njëjta për të gjitha objektet.
“Ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë. Këtu ne na prishin shtëpinë, atij biznesmenit i hapin rrugën”, u shpreh e shqetësuar një banore.
Rreth 4 shtëpi janë lënë pa mure rrethues nga ana e bashkisë, e cila pretendon se pjesa e zënë nga ndërtesat është në projekt për ndërtimin e trotuareve.
Tv Klan