Qytetarët protestojnë në rrethe, kërkojnë drejtësi
Marshime dhe pankarta për shkarkimin e Ardi Veliut
Jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit janë zhvilluar protesta pas vrasjes së Klodian Rashës.
Në Korçë qytetarët kanë marshuar në bulevardin kryesor, ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliut.
Edhe në Durrës një grup qytetarësh janë mbledhur për të protestuar. Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.
Në Pogradec protestuesit kanë marshuar në rrugët kryesore. Me pankarta në duar, duke thënë se nuk kanë rëndësi dritat e qytetit se sa jeta e një qyteti, atë kanë ripërsëritur thirrjet për dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.
Protesta janë zhvilluar në Fier dhe në disa qytete të tjera, të cilat kanë qenë paqësore.
Tv Klan