Sërish protesta dhe dhunë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia


Sërish protesta dhe dhunë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia

18:09 10/12/2020

Qytetarët e Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i policisë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Edhe pse ministri Lleshaj ka njoftuar se është larguar nga detyra, kjo nuk ka ulur tensionet dhe dhunën gjatë tubimit. Mijëra qytetarë të shpërndarë në disa pika në qendër të Tiranës, si tek Ministria e Brendshme, Kryeministri, ish-Bllok, Drejtoria e Policisë etj.

Dhuna është kryefjala e tubimit të sotëm, ku qytetarët po vijojnë të shkatërrojnë pronën publike, ndërsa efektivët kanë arrestuar disa dhjetëra qytetarë.

Policia e Shtetit rrethuar të gjithë perimetrin e godinave që u sulmuan një ditë më parë dhe sot, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrinë.

Në nisje të protestë reeagoi dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe se polici tashmë është në duke u hetuar për një “vrasje të pashpjegueshme” dhe njoftoi largimin e ministrit./tvklan.al






Të ngjashme