Qytetarët serbë solidarizohen me shqiptarin, ishte në “shënjestër” të ultra-nacionalistëve
Takimi quhet "
Byrek për solidaritet"
. Me dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur sot para furrës së bukës së Mon Gjurajt në Beograd, pasi ultra-nacionalistët vendas u grumbulluan në fundjavë tek biznesi në pronësi të tij në periferi të Borças. Qytetarët serbë treguan sot se janë pranë bukëpjekësit që ishte në "shënjestër" të ultra-nacionalistëve. “Këta kanë shkuar shumë larg. Kjo është hera e parë që ndjej se jeta ime është në rrezik”
, ka thënë 34-vjeçari, ditën që ndodhi ngjarja. Gjuraj i përket pakicës së vogël etnike në Serbi./tvklan.al