Qytetarët: Sot vajzat nuk mjaftohen me serenata, por duan më shumë se këngë


Qytetarët: Sot vajzat nuk mjaftohen me serenata, por duan më shumë se këngë

20:45 20/09/2021

Emisioni “Stop” ishte këtë të hënë në Korçë, në qytetin e serenatave, siç është pagëzuar. Në intervistat me humor, vetë banorët e këtij qyteti, thonë, se tani vajzat e reja nuk mjaftohen vetëm me serenata, pasi gjithçka është bërë më materiale.

“Nuk e di tani, këto vajzat e reja, kërkojnë më shumë se sa këngë besoj”, tha një qytetare.

“Më shumë se sa këngë”, tha një e re.

“Tani ka hyrë interesi, domethënë pasuria, makinat, luksi, dhe vajzat janë më shumë të interesuara në këto materialet”, tha një i ri.

“Gruas? Në krevat po”, tha një qytetar.

Sa për shprehjen “o korçare, o hiç fare”, duket se gratë Korçës bien dakord.

“Qëndron akoma”, tha një person.

“Janë të mira, por nuk po shoh shumë të mira si në Shkodër”, tha një tjetër./tvklan.al






Të ngjashme