Qytetarët të denoncojnë parregullsitë e referendumit në Maqedoni


Qytetarët të denoncojnë parregullsitë e referendumit në Maqedoni

11:53 30/09/2018

Qytetarët që besojnë se u është shkelur e drejta për të votuar në referendum, do të mundë të lajmërojnë parregullsi deri tek Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve, tek vëzhguesit e zgjedhjeve dhe institucionet dhe organizatat që mbikëqyrin referendumin.

Prokuroria publike e shtetit, Avokati i Popullit, Komiteti i Helsinkit do të jenë të hapur deri në orën 19:00 për qytetarët të cilët do të dëshirojnë të raportojnë shkelje të së drejtës së votës në referendum.

Në zyrën e Avokatit të Popullit sot në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 18:00 do të funksionojë linja telefonike falas 0800-54321 në të cilën qytetarët do të mund të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore, njofton Klan Maqedoni. Të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të hapen me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Qytetarët krahas zyrave, si dhe linjën telefonike falas, mund t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe të paraqiten në numrat telefonik: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Strumicë: 034 329-996/

Avokati i Popullit në kumtesë për mediat rikujton se është e rëndësishme realizimi i të drejtës dhe deklarimit në referendum dhe konsideron se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre në pyetjen e referendumit është obligim i tyre dhe kontribut i tyre aktive për të ardhmen e shoqërisë, njofton Klan Maqedoni.

Prokurori Publik në të njëjtën kohë ju bën apel të gjithëve në shoqëri të mos i ndalojnë qytetarët në realizimin e tyre të garantuar për të dalë në votime, duke i inkurajuar qytetarët të paraqesin secilin ndikim eventual.

Ndërkaq, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka raportuar se zyra e tyre në Shkup, në afërsi të parkut të qytetit do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës ku qytetarët do të mundë të çdo lloj abuzimi apo shkelje të së drejtës për të votuar në referendum. Qytetarët mund të raportojnë në linjat telefonike +389 (0) 2 073 3119 dhe +389 (0) 72278436 dhe në emailin [email protected].

/Klan Maqedoni/






Të ngjashme