Qytetari informon policinë, kapet 50- vjeçari


Qytetari informon policinë, kapet 50- vjeçari

11:01 19/02/2019

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë e Kurbinit se një person posedonte lëndë narkotike dhe më pas është bërë i mundur arrestimi i tij. Në pranga ka rënë 50-vjeçari me inicialet R.G.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin, iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi  lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./tvklan.al

 






Të ngjashme