Qytetet më të rrezikshme të Evropës, ja në cilin vend renditet Tirana
Ndërkohë që e përditshmja britanike “The Top Tens” ka publikuar një sondazh në lidhje me qytetet më të rrezikshme të Evropës, Tirana është votuar në vendin e 4-t. Ndërkohë që në vend të parë renditet Moska e pasuar nga Glasgow dhe Sarajeva.
Ndërkohë që gjendet dhe një përshkrim i rëndësishëm për vendin në të cilin qytetet janë renditur, nën kryeqytetin tonë thuhet:
E gjithë bota ka dëgjuar për mafian shqiptare, për trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, vrasjet, përdhunimet, etj.
Ata kontrollojnë mbi 40% të trafikut të drogës në botë. Janë të rrënjosur thellë në Ballkan që nga shekulli i 15-të.
Në raportet e FBI-së thuhet se mafia shqiptare është 1 nga 3 organizatat mafioze më të mëdha në botë ndërsa në raportet e Interpolit thuhet se mafia shqiptare është organizata e dytë më e madhe mafioze në botë.
Kjo është renditja e saktë e qyteteve më të rrezikshme të Evropës:
1.Moskë (Rusi)
2.Glaskow (Mbretëri e Bashkuar)
3.Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë)
4.Tiranë (Shqipëri)
5.Napoli (Itali)
6.Beograd (Serbi)
7.Nottingham (Mbretëri e Bashkuar)
8.Malmo (Suedi)
9.Sofie (Bullgari)
10.Limerick (Irlandë)/tvklan.al