Qyteti i Elbasanit me rrjet të ri ndriçimi (13 Tetor 2000)


Qyteti i Elbasanit me rrjet të ri ndriçimi (13 Tetor 2000)

11:43 13/10/2000

Në Elbasan mund të ndodhë që qyteti të mos ketë drita, por rrugët jo. Një fond prej 6 milion lekësh të reja ka filluar të zbatohet për rregullimin e rrjetit ndriçues nëpër të gjitha rrugët e qytetit. Drejtori Nikollë Turku pohon se rrjeti është shumë i amortizuar ndaj do të kryhet rikonstruksioni total i tij.

Fillimisht puna ka nisur në bulevardin qendror. Përfundimi i projektit do të zgjasë rreth një muaj. Turku pohon se tashmë i del për detyrë të gjithë qytetarëve elbasanas t’a ruajnë dhe t’a mirëmbajnë rrjetin ndriçues në këtë qytet./tvklan.al






Të ngjashme