Qyteti i ëmbël i Krishtlindjes


Qyteti i ëmbël i Krishtlindjes

21:30 21/12/2019

Për ndërtimin e tij u deshën 4 muaj kohë

Ky qytet i bukur në Poloni, tërësisht i ndriçuar dhe i zbukuruar për festat e fundvitit, vendosur mes malesh me dëborë është ndryshe nga çdo qytet tjetër. E veçanta e tij është shija e ëmbël.

Po t’i referohemi recetës, duket e thjeshtë. Por për ndërtimin e tij janë dashur 1.100 kg brumë, 105 kilogramë mjaltë, 32 kilogramë erëza, 350 vezë dhe 30 kilogramë sheqer.

U deshën tre kuzhinierë dhe katër muaj për të krijuar këtë kryevepër, e cila ka zënë një hapësirë prej 80 metra katrorë.

Në fund të fundit është një ëmbëlsirë për festa, në formën e një qyteti të plotë, me shtëpi, kulla, dy trena lëvizës dhe madje edhe një mulli me erë. Kështjellë mbresëlënëse është e përbërë nga 3689 tulla xhinxher.

Tv Klan






Të ngjashme