Qyteti i Fierit dhjetë vjet pa kinema – (26 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qyteti i Fierit me tradita kulturore ka më se dhjetë vjet që nuk ka një kinema. E vetmja e tillë me emrin e lashtë Apolonia është shkatërruar gjatë viteve 90-92. Dikur në këtë ndërtesë nëntë katëshe, ndodhej kinemaja e këtij qyteti, dimërore dhe verore, me përmasa të tilla që pranonte 400-600 vende.
Në këtë skenë të madhe përveç ekranit të gjerë të filmit, në stinën e verës dhe të vjeshtës jepeshin koncerte, komedi, teatro e shfaqje të tjera teatrale. Megjithatë në qytetin e Fierit edhe sikur të investosh për ngritjen e një kinemaje të re është tepër e vështirë të gjesh një vend të përshtatshëm. Ndërtimet pa leje ose me leje në këtë qytet nuk ta lejojnë një gjë të tillë. E vetmja mundësi thonë artdashësit fierak është kinoteatri Bylis./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame