Qyteti i Fierit i pushtuar nga ndotjet (5 Shkurt 1999)


Qyteti i Fierit i pushtuar nga ndotjet (5 Shkurt 1999)

09:12 05/02/1999

Qyteti i Fierit rrezikohet nga ndotjet. Sipas ekologëve të këtij qyteti ndotësi më i madh është Uzina e Përpunimit të Naftës. Treguesi i ndotjes është edhe lumi Gjanica që kalon mes përmes qytetit sëbashku me ndotjet e Uzinave të Azotikut, Uresë, Rafinerisë së Naftës dhe TEC-it.

Rritja e vazhdueshme e ndotjes në lumin e Gjanicës ka rritur rrezikun e helmimeve të qytetarëve. Për më tepër era e rëndë është bërë e bezdisur për qytetarët. Deri tani asnjë nga institucionet lokale nuk ka marrë përsipër pastrimin e tij ndonëse reagimet e njerëzve për pastrimin e lumit janë shtuar. Gjanica vazhdon të mbetet e pushtuar nga puset e naftës, azotiku dhe ureja duke pritur që në ditë dikush të kujtohet për pastrimin e saj,/tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme