Qyteti i Fierit nuk ka më vend për varreza publike (22 Nëntor 2000)


Qyteti i Fierit nuk ka më vend për varreza publike (22 Nëntor 2000)

10:20 22/11/2000

Varrezat publike të qyetit të Fierit janë krijuar në vitin 1973. Sipërfaqja e tyre është 6.5 hektarë. E gjithë kjo sipërfaqe sot rezulton e tejmbushur dhe vende të reja në të nuk ka. Sinjalin Bashkia e Fierit e ka dhënë që në vitin 1996, por zgjidhja ende nuk është gjetur. Ngushtimi i problemit ka ardhur tani ku në këto varreza nuk ka më vende.

Brenda këtij territori janë përdorur për varreza edhe sipërfaqet e lulishteve dhe rrugicave. Toka përreth sipas ligjit të kthimit të pronave u është kthyer pronarëve. Organet qendrore si dhe ato vendore kanë marrë përsipër zgjidhjen e këtij problemi ku deri më sot nuk është bërë asgjë./tvklan.al






Të ngjashme