Qyteti i Fierit përfshihet nga katastrofa urbane. Shtohen ndërtimet pa leje (26 Nëntor 2000)


Qyteti i Fierit përfshihet nga katastrofa urbane. Shtohen ndërtimet pa leje (26 Nëntor 2000)

14:28 26/11/2000

Qyteti i Fierit po shndërrohet në kryeqytetin e Myzeqesë duke u zgjeruar së tepërmi vitet e fundit nga mbipopullimi. Sidomos gjatë këtij viti, këtu ka patur një punë të vërtetë ndërtimesh të cilat po dëmtojnë urbanistikën. Çrregullimet po shkaktohen jo vetëm nga ndërtimet pa leje, por dhe nga ato me leje, kjo për shkak se gjithçka po ngrihet pa ndonjë studim serioz i cili duhet të mbajë parasysh dhe prespektivën urbane të qytetit duke ruajtur fizionominë e arritur në vite.

Sipas specialistëve të Urbanistikës, një nga problemet kryesore është se ndërtimet e reja jo vetëm që nuk e ruajnë fizionominë urbane të Fierit, por ato po shtohen dhe po shkatërrojnë mjaft sipërfaqe të gjelbërta. Përveç kësaj, thuajse janë zënë të gjitha këndet e lodrave të fëmijëve si dhe hapësirat e lira.

Dëmtimet nuk kanë përfshirë vetëm periferinë, por dhe lagjet kryesore të qendrës së qytetit. Në këtë mënyrë as Fieri nuk i shpëtoi dot katastrofës urbane që ka përfshirë thuajse të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë në 10 vitet e fundit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme