Qyteti i Fierit “pushtohet” nga gjeneratorët elektrik – (8 Dhjetor 2000)


Qyteti i Fierit “pushtohet” nga gjeneratorët elektrik – (8 Dhjetor 2000)

20:36 08/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qyteti i Fierit i ngarkuar me zhurma nga trafiku i rënduar i makinave, po përjeton këto ditë dhe një zhurmë tjetër po kaq të dëmshme. E veçanta e kësaj zhurme është se nuk vjen nga rrugët, por nga trotuaret, ku janë vendosur pranë dyqaneve luksoze, bankave, lokaleve, apo ndonjë zyrë tjetër private, gjeneratorët elektrik, të cilët kohët e fundit janë shtuar së tepërmi në qytetin e Fierit.

Gjeneratorët me fuqi të madhe dhe të vogël, punojnë çdo orë të ditës, kur mungon rryma elektrike. Janë mbi 30 gjenerator të vendosur mbi trotuare, që jo vetëm shqetësojnë qytetarët, por në disa raste për instalimin e tyre nuk zbatohet asnjë rregull sigurimi teknik./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme