Qyteti i Laçit vuan mungesën e ujit (17 Qershor 1999)


Qyteti i Laçit vuan mungesën e ujit (17 Qershor 1999)

14:21 17/06/1999

Qytetarët e lagjes Sanxhak të qytetit të Laçit të indinjuar për mungesën e ujit prej 5 vitesh, kanë biseduar dhe me Kryeministrin i cili zgjidhjen e kësaj çeshtje ja ka lënë në dorë Ministrisë së Punëve dhe Transporteve. Ndërsa Ministria e Punës dhe Drejtori i Investimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit përgjigjet se kjo Drejtori që një vit më parë ka blerë një pompe mjaft të domosdoshme për ta duke ju dhënë dhe 1.2 milionë lekë të reja për montimin e saj.

Por asgjë nuk është montuar dhe të funksionojë. Sipas specialistëve këtë problem pas marrjes së fondeve duhet t’a zgjidhë Bashkia me Ndërmarrjen e Ujësjellësit të qytetit. Kjo Ministri ka vënë në dispozicion për Sanxhakun 3 milionë lekë të reja, por duket se konflikti mes pushtetit lokal dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit që janë përgjegjës për këtë janë të vetmit shkaktar të mos mbërritjes së ujit në këtë qytet./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme