Qyteti i Pukës rinumëron votat e kandidatëve për kryetar bashkie (20 tetor 2000)


Qyteti i Pukës rinumëron votat e kandidatëve për kryetar bashkie (20 tetor 2000)

11:55 20/10/2000

Socialistët pukjanë kanë kërkuar rinumërimin e votave të kandidatëve për kryetar bashkie në qytetin e Pukës. Sipas numërimit të parë, kandidati i Partisë Demokratie Ndue Cara kishte fituar me një votë më tepër ndaj rivalit socialist Fadil Doçi.

Gjykatësit pukjanë kanë rinumëruar votat për të dy kandidatët në ambjentet e KQZ-së në prani të vëzhguesve të huaj europianë. Ky proces e ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të shtyjë dhe për disa orë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme