Qyteti që ka arkëtime më shumë, do të ketë energji më gjatë (5 Janar 2001)
KESH ka vendosur grafikun me furnizimin me energji elektrike për çdo rreth sipas arkëtimeve. Për ata rrethe që kanë kryer mbi 90% të pagesës siç është Bilishti, Kolonja, Librazhdi, Korça e të tjerë, ndërprerja e energjisë është rreth 5% e kuotës ditore. Ndërsa 15-20% energjia do t’u kufizohet atyre rretheve që pagesën e energjisë e kanë kryer nën 90% ndër të cilat përfshihet dhe Tirana.
Por, do të ketë kufizime edhe më të thella në ato rrethe ku arkëtimet janë më të pakta. Në Vlorë, Shkodër, Dibër, Laç, Bulqizë e të tjerë, ndërprerja do të jetë 30% e kuotës së caktuar. Kufizimet këtë herë nuk do të maten me orë, por me kilovat. Për të gjithë ata që nuk paguajnë, do të ketë ndërprerje të energjisë në nivel rrethi. Po kështu do të vuajnë dhe ato familje të rregullta që paguajnë. Ndërkohë gjendja energjetike sot mësohet të jetë më kritike pasi niveli i Fierzës krahasuar me dje, ka rënë 9cm./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti