Ra nga skela, humb jetën 50-vjeçari
Një burrë humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Fier, pasi ra nga skela. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se viktima është një 50-vjeçar, i cili po punonte në një banesë, kur ra nga skela e katit të dytë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen “11 Janari”. 50-vjeçari u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./tvklan.al