Radhë kamionësh për të marrë nusen (Video)


Radhë kamionësh për të marrë nusen (Video)

19:17 19/10/2018

Përpara disa ditësh një dasmë në qytetin e Lushnjes bëri xhiron e internetit, pasi dhëndri kishte bërë një zgjedhje të veçantë për të marrë nusen. Elvis Gjolena, 31 vjeç, me profesion shofer kamioni, kishte zgjedhur ta merrte nusen e tij me kamion, duke bërë që disa kamionë në radhë të qarkullonin nëpër qytetin e Lushnjës. Madje dhe më tej, deri në Fier, pasi nusja ishte nga Fieri dhe për gati 4 orë ata kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një javë pas asaj dite të veçantë për ta, Elvisi dhe Valdete ndajnë emocionet që do të jenë të paharrueshme për ta në emisionin “Rudina”, në Tv Klan.

https://youtu.be/_PwUWYOiIOM?t=6s

“Elvisi më kishte treguar më herët se do vinte t’më merrte nuse me kamion. E kishte patur që herët këtë dëshirë. Unë nuk kisha hipur asnjëherë në kamion, ishte hera e parë dhe një ndjesi shumë e bukur”,

tregoi Valdetja.

Ndërkohë Elvisi shtoi se nuk e priste që njerëzve t’iu bënte kaq përshtypje fakti që ai mori nusen me kamion.

“Ato 4 orë më janë dukur si 4 minuta. Nuk e prisja të bëhej kaq e madhe, por u ndjeva shumë mirë kur shumë njerëz në rrugë na përshëndesnin”

, tha Elvisi.

/tvklan.al






Të ngjashme