Radhë kilometrike në Kakavije
Që prej orëve të para të mëngjesit, pika kufitare e Kakavijës është përballur me një fluks udhëtarësh. Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punës, pasi festuan në vendlindje.
Radhët e automjeteve shkuan deri në 3 kilometër. Kjo situatë paraqitet në doganë prej disa ditësh. Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet. Dogana e Kakavijës pritet të ketë të njëjtën ngarkesë edhe ditën e nesërme për shkak të emigrantëve. /abcnews.al