Radhë për blerjen e librave shkollorë, situata përkeqësohet


Radhë për blerjen e librave shkollorë, situata përkeqësohet

14:50 06/09/2016

Marrja e teksteve shkollorë është kthyer në stres për prindërit. Radhët e gjata dhe qëndrimi me orë për të marrë librat është ajo çfarë ka çuar në acarimin e tyre.

Mungesa e disa teksteve bën që prindërit t’i rikthehen të njëjtës radhë më shumë se dy herë.

Problematika është e njëjtë në thuajse çdo pikë shitje të librit shkollor në kryeqytet.

Edhe më alarmante paraqitet gjendja në qytetin e Lushnjes. Pika e vetme e shitjes së librave, prej dy ditësh është mbyllur, duke lënë në pritje afro 18 mijë nxënës.

Në Drejtorinë Arsimore shohin si zgjidhje shitjen e teksteve në shkolla.

Në rethe të tjera mungojnë disa tekste, për shkak të vonesave në prodhimin e pullës me holograme.

Tv Klan






Të ngjashme