Radhë të gjata në Aeroportin e Rinasit
Të gjithë shetetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit janë detyruar të presin në radhë të gjata në sportelet e kontrollit të pasaportave.
Këtë fakt e dëshmojnë dhe fotot që i janë dërguar redaksisë tonë nga disa udhëtarë. Nga 13 sportele të Dielën kanë funksionuar vetëm tre prej tyre dhe pse numri i shtetasve që hyjnë në Rinas është relativisht i madh.
Nga komisariati i policisë në Rinas mësojmë se puna në sportele është e përcaktuar me turne dhe me një plan konktret. Por në rast të radhëve të gjata, shtohet personeli për të mos shkaktuar pritje të gjata.
Në rastin konkret ka ndodhur. Njerëzit kanë qendruar me orë të zgjatura në pritje ndërsa 3 policë kanë përballuar fluksin e udhëtarëve që mbërritën në Rinas në orët e para të ditës së Dielë.
Në këto ambjente është e ndaluar të filmohet, por këto foto janë dëshmi e pastër e asaj çka ndodh me shtetasit shqiptare dhe ata të huaj sapo ato shkelin në tokën shqiptare.