Radhë të gjata në zyrat e kadastrës në Elbasan – (10 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zyrës së kadastrës në Elbasan, për çdo vit përgjatë muajit Janar, i duhet të lëshojë mbi 15 mijë vërtetime. Dyndja e madhe e njerëzve në sportele, kushtëzohet nga fakti se zyrat përgjegjëse në bashki, për ndihmën ekonomike, sigurimet shoqërore, pensionet etj, kërkojnë sa më shpejt dokumentacionin për fillimin e veprimtarisë.
Vetëm për të përfituar përkrahje sociale, zyrës së kadastrës i duhet të lëshojë 5100 vërtetime. Punonjësi i kësaj zyre, Kujtim Preça, pohon se për të përballuar situatën, janë hapur tre sportele dhe po punohet me orar të zgjatur. Për njerëzit e interesuar praktika e përvitshme e pajisjes me vërtetime është bërë disi e besdishme. Ata kërkojnë shtimin e numrit të punonjësve të kadastrës për këtë periudhë kohore./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora