“Radika”, Ademi: Nëse ka efekte negative, s’e lejojmë devijimin
“Radika”, Ademi: Nëse ka efekte negative, s’e lejojmë devijimin
Shpërndaje
20:05 20/01/2014Edhe pse projekti Fusha e Llukovës është pjesë e strategjisë energjetike të Maqedonisë, Ministri i Mjedisit në qeverinë Gruevski, Abdilaqim Ademi thotë se nëse ai do të jetë i dëmshëm për ekosistemin, do të ndërpritet. Por gjithçka do të vendoset pas një studimi të kryer nga dikasteri që ai drejton.Projekti “Fusha e Llukovës” parasheh devijim të një sasie të ujit që shkon përmes Lumit Radikë dhe Pellgut të Detit të Zi në Detin Adriatik dhe kthimin e tyre drejt Lumit Vardar dhe Detit Egje. Meqë sipas ligjit për ujëra edhe në bazë të konventave të ndryshme ndërkombëtare, devijimi i rrjedhave lumore ndalohet në rastet kur ka ndikim në rrjedhën ndërkufitare të lumenjve, Ademi siguron se Maqedoni nuk do të marrë vendime pa konsultimin e vendeve që tangohen nga ky projekt.Ademi thotë se në marrjen e vendimit përfundimtar Qeveria e Maqedonisë do të bazohet edhe në vlerësimet e sektorit civil, pushtetit lokal, si dhe të Bankës Botërore, si partnere e paraparë për ndërtimin e liqenit.