“Radika e Vjosa”, Mediu: Qeveria t’u japë zgjidhje
“Radika e Vjosa”, Mediu: Qeveria t’u japë zgjidhje
Shpërndaje
20:14 21/01/2014Ish- ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i kërkon qeverisë që të lërë mënjanë retorikën boshe dhe t’i japë zgjidhje institucionale devijimit të lumit të Radikës.Sipas ish-ministrit Mediu çdo projekt zhvillimor nga pala maqedonase, siç është ai për ngritjen e një hidrocentrali në luginën e Lukovës, ashtu edhe devijimi i rrjedhave nga drini i Zi drejt Vardarit, duhet bërë mbi bazën e disa konventave që janë të detyrueshme për dy vendet tona.Ndërsa për Gerti Bogdanin, qeveria nuk duhet të heshtë përballë një zhvillimi që bie në kundërshti me interesat e qytetarëve shqiptarë.Edhe me shqetësuese e konsiderojnë dy anëtarët e komisionit të jashtëm çështjen që ka të bëjë me ndërprerjen e rrjedhës së Vjosës. Shqetësimet e tyre ata ia kanë bërë të ditur ministrisë së jashtme.Shoqëria civile ka protestuar kundër këtyre dy projekteve dhe ka kërkuar transparencëe nga qeveria shqiptare. Një tjetër protestë është paralajmëruar mesditen e të mërkurës në Tiranë.