Radio Klan, frekuencat – (3 Gusht 1999)


Radio Klan, frekuencat – (3 Gusht 1999)

13:54 03/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

“Radio +2” me pronar Koço Kokëdhimën nuk ka marrë asnjë autorizim nga Enti i Rregullimit të Telekomunikacionit. Kështu kanë deklaruar njerëzit e këtij enti që merren me dhënien e utorizimeve dhe lejeve transmetuese. Por ka mëse tre ditë që gazeta “Shekulli”, publikon informacionin duke pretenduar të kundërtën.

Por sipas burimeve të ERT të frekuencave nuk ka dalë prej tyre asnjë leje apo dhënie license, por ajo që dihet mirë nga të gjithë përfshi këtu edhe dëgjuesit është se Radio Klan ka nisur transmetimin e saj dy vjet më parë me emisione në frekuencën 101.5 MHz dhe vetëm pak javë më parë afrohet në këtë frekuencë “Radio +2”.

Pas prishjes së sinjalit “Zëri i Amerikës” dhe pas dëbimit nga kjo frekuencë i mbetur pa një të tillë të lirë i është afruar frekuencave të Radio Klan. Deri më tani institucioni shtetëror që jep licensat dhe frekuencat i njohur si Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit nuk është dhënë dhe nuk ka filluar ende dhënia e këtyre të drejtave.

Kushti i parë i dhënies së licensës është gjetja e një frekuence pa prishur punë dhe nxjerrje problemesh tek të tjerët ndaj “Radio +2”, bën mirë të gjejë një tjetër frekuencë pa u zënë të gjitha, ku pas gjithë kësaj zhurme mund të mbetet fare pa të./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme