Rafael Marquez, lidhje me narkotrafikun
Kapiteni i Kombëtares së Meksikës Rafael Marquez është i lidhur me një kartel droge. Deklarata tronditëse ka ardhur nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet amerikane thonë se organizata kriminale drejtohej nga Raul Flores Hernandez, dhe ish-ylli i Barcelonës dhe 22 persona të tjera kanë shërbyer për të pastruar paratë e ardhura nga narkotrafiku.
Sipas deklaratës së Departamentit të Thesarit skuadra futbolli, kazino dhe afro 43 biznese të tjera kanë shërbyer për të pastruar paratë.
Rafael Marquez dyshohet se ka i shërbyer organizatës kriminale duke ofruar emrin e tij për të regjistruar bizneset.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë masën e heqjes së vizës amerikane për futbollistin, ngrirjen e të gjitha pasurive dhe llogarive të tij bankare në Shtetet e Bashkuara si dhe ndalimin e kompanive amerikane të kryejnë marrëdhënie ekonomike me bizneset në emër të tij.
Kapiteni historik i kombëtares meksikane në një konferencë për shtyp, personalisht ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me organizatën e dyshuar kriminale. TV KLAN