Rafael Nadal fiton Roland Garros
Barazon Roger Federer për turnetë Grand Slam
Rafael Nadal triumfoi për herë të 13-të në turneun e Roland Garros, më shumë se çdo pjesëmarrës tjetër, duke mundur në finale numrin 1 të botës Novak Djokovic.
Sfida ishte vetëm një drejtim, pasi foli për tenistin spanjoll që e mbylli për 3 sete, 6-0 6-2 7-5.
34-vjeçari Rafa Nadal përveç rekordit personal në Grand Slam francez shënoi trofeun e 20-të në një turne të rëndësishëm, duke barazuar rekordin e Roger Federer.
Një shenjë kjo që Nadal ka shansin të bëjë historinë, pasi është 5 vite më i ri se Federer. Djokovic, që reagoi pak në setin e tretë, kërkonte titullin e 18-të në turnetë Grand Slam.
Për Rafael Nadal ishte edhe ndeshja e 100-të e fituar në dheun e kuq të Roland Garros, fusha e tij e preferuar.
Tv Klan