Rai Uno i kushton vëmendje tragjedisë shqiptare
E ftuar prezantuesja e Tv Klan Alketa Vejsiu
Tragjedia natyrore e tërmetit në Shqipëri ka zënë vend në mediat ndërkombëtare. Raportimi i shkatërrimit që solli ky tërmet por edhe apeli për të ndihmuar ka mobilizuar median botërore.
Prezantuesja e Televizionit Klan, Alketa Vejsiu ishte e ftuar në Rai Uno në programin La Vita in Diretta drejtuar nga Lorella Cuccarini dhe Alberto Mattano, për sensibilizmin e publikut italian për të kontribuar. Vejsiu falenderoi Italinë për solidaritetin.
Nuk munguan edhe emocionet në rrëfimet gjatë intervistës.
“Të reflektojmë thellë e të bëhemi më të mirë!”
Në fund një apel për Italinë dhe Emigrantët tanë aty për të dhënë kontribute si dhe një përshëndetje në gjuhën shqipe!
Vitet e fundit Televizioni Klan është në bashkëpunime të ngushta me Rai dhe Mediaset në produksionet televizve duke dëshmuar bashkëpunimin shumë dimensional midis 2 popujve.
Tv Klan