Rajoni i Pulias i dhuron Tiranës 3 mijë pemë
Rajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar. Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano mbajti premtimin e dhënë një vit më parë, duke dhuruar sot 3 mijë pemët e para, në shenjë miqësie mes dy vendeve, të cilat u mbollën në Liqenin e Farkës, aty ku do të krijohet “Parku i Pulias”.
“Në Liqenin e Farkës kemi projektuar një parcelë të re, e cila do të quhet ‘Parku i Pulias’, si park miqësisë, i bashkëpunimit dhe i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin”.
Presidenti i rajonit te Pulias vlerësoi maksimalisht nismën për të krijuar një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë të mbjellë nga dora e njeriut.
“Pulia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullueshme ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë, të mbjella nga dora e njeriut, me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë”.
Kryebashkiaku ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve.
“Duke mbjellë secili një pemë, mund të japim kontributin tonëpër të kapur një rekord në Tiranë me 150 mijë pemë për këtë sezon”
.
Sa i takon bashkëpunimet mes Tiranës dhe Rajonit të Pulias, ai do te shtrihet edhe në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm.
Tv Klan