“Rama 1” vs “Rama 2”, ndryshimet e ministrave në emra
Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot qeverinë e tij të re “Rama 2”, pas triumfit në zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat e vendosën në krye të mazhorancës të vetëm, pa nevojën e një koalicioni.
Ndryshe nga katër vite më parë, kur kryeministri Edi Rama në koalicion me LSI-në e Ilir Metës, i dha kësaj të fundit 5 ministri, kësaj radhe ai e ka formuar komplet qeverinë “në koalicion me popullin”, siç e quajti ai.
Por nëse 4 vite më parë, qeveria kishte 19 ministri, 14 prej të cilave mbaheshin nga PS dhe 5 nga LSI, qeveria e re e Ramës ka 13 ministri.
Kështu, përveç ministrave që janë larguar përgjatë mandatit të parë qeverisës për në detyra të tjera dhe ministrave të LSI-së, bie në sy mungesa e emrave si Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Eglantina Gjermeni etj.
Kabineti “Rama 1”
Kryeministër Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi
MINISTRITË:
- Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
- Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
- Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
- Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
- Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
- Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
- Ministria e Financave Shkëlqim Cani
- Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
- Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
- Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
- Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
- Ministria e Mjedisit Lefter Koka
- Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
- Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
- Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi
Kabineti “Rama 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/Kryeministre Senida Mesi
MINISTRITË:
- Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
- Ministria e Brendshme Fatmir Xhafa
- Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
- Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri
- Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës Arben Ahmetaj
- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
- Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
- Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi
- Ministër Shteti për Shqiptarët Jashtë Kufijve, Pandeli Majko
- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato
/tvklan.al