Rama: 110 mijë legalizime në 3 vite
Në 3 vite janë legalizuar 110 mijë ndërtime pa leje. I kënaqur me ecurinë e këtij procesi, Kryeministri Edi Rama bën krahasime me qeverinë paraardhëse, që sipas tij, e zvarriti këtë reformë.
Kreu i qeverisë thotë se një tjetër aspekt i rëndësishëm ishte legalizmi i apartamenteve që kishin probleme të shkeljes së lejes së ndërtimit.
Deklaratat, kreu i qeverisë i bëri në ndarjen e certifikatave të legalizimit për Tiranën, në një ceremoni të zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku nuk munguan batutat me qytetarët.
Tv Klan