Rama: 2017, histori suksesi për luftën ndaj kanabisit
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese për t’u njohur me rezultatet e deritanishme të luftës ndaj kanabisit. Në mbledhjen e zhvilluar në Kryeministri ra në sy mungesa e Ministër të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj.
Pasi dëgjoi raportet e tyre ku nuk mungonte dhe ai Guardia di Financës që po asiston në operacionet e monitorimit nga ajri, u shpreh i bindur se brenda 2017 se do t’i jepet fund këtij fenomeni ndërsa kërkoi të mos tolerohet askush që është i përfshirë apo neglizhon në zbatimin e strategjisë së qeverisë.
Kryeministri ripërsëriti se kanabisi është një fenomen i trashëguar dhe tha se ai hiperbolizua nga segmente të caktuara të politikës, ndonëse edhe ky fakt, sipas tij, pati anën e tij pozitive.
Guardia di Financa është angazhuar që gjatë këtij sezoni të rrisë me 30 % më shumë se një vit më parë operacionet e monitorimit të territorit të mbjelle me kanabis nga ajri.
Tv Klan