Marrja e Bashës si i pandehur, Rama: Imagjinoni sikur të na ndodhte ne
Edi Rama u shfaq i painformuar për vendimin e Prokurorisë që ka vendosur ta thërrasë si të pandehur Lulzim Bashën. Detajet i mësoi nga Ulsi Manja gjatë kafes me banoret e Njësisë 11 në kryeqytet së bashku me Erion Veliajn.
Rama: Po çfarë prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë…
Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur edhe flet për ne.
Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?
Manja: Po po.
Rama: Po çfarë është akuza se nuk e kam pa.
Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash,
Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash , imagjino ta kishim bo ne se çfarë do kishte ndodhur.
Veliaj: Do ishim ekzekutuar.
Veliaj: Ty të vjen kush për vaki hedh 10 mijë Lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.
Në bashkëbisedim me banorët komenton dhe vendimin për shkarkimin e Presidentit dhe i siguron se 30 Qershori, pavarësisht planit të Metës, nuk ndryshon.
“Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjërat të bëhen sipas ligjit. Befasi për historinë e Republikave parlamentare në botë, jo më në Shqipëri. Hodhe firmën, nuk e shfirmos dot firmën. Është pjesë e plani të Metës, nuk është lajthitje”.
Aksionin opozitar të drejtuar nga Basha e shikon si avantazh për socialistët.
“Luli po punon fort për ne. Na krijon probleme, por punon fort për ne”.
Batutat nuk i kursen as për të vetët.
Qytetari: T’i ngrihemi në këmbë kryetarit të Bashkisë për punën.
Kryeministri Rama: Ai të na ngrihet ne, se jemi ne pa është ai.
Tv Klan