Rama, analizë qeverie për 6 mujorin e parë
Kryeministri ka mbledhur këtë premte të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat në një analizë për 6 muajt e para të qeverisjes. Në mbledhje është diskutuar dhe për funksionimin e platformës së bashkëqeverisjes.
Takimi ka shërbyer dhe për të diskutuar mbi mënyrën sesi do të zhvillohet procesi i llogaridhënies që ministrat dhe kryebashkiakët socialistë do t’i nënshtrohen nga data 15 Prill deri në 15 Qershor, përpara bazës dhe qytetarëve.
Është vendosur që qarku i radhës që do të mirëpresë Këshillin e Ministrave të jetë Fieri. Mbledhja është vendosur të mbahet në datën 22 Prill.
Tv Klan